Organizimi i UKT sh.a në katër Departamente dhe katër Njësitë e Tiranës, ka mundësuar ndarjen e detyrave funksionale të çdo punonjësi, lehtësi në komunikim, si edhe shërbimin më cilësor ndaj konsumatorëve.

 

Sot, në kompani punojnë 1,020 punonjës në pozicione si inxhiniere, administratorë, teknikë dhe punonjës me aftësi të tjera, të riorganizuar në 4 Departamente. Në 2009, për herë të parë, Dega Shitje u nda nga Departamenti Ekonomiko-Financiar, duke e vendosur Shitjen në nivel drejtues, planifikues dhe pjesë të vendimmarrjeve. Departamenti Shitje merret me faturimin, arkëtimin, ndjekjen e humbjeve dhe kujdesin ndaj konsumatorit. Për me tepër, 2010-a dëshmoi se ky riorganizim mundëson korrektësi dhe efiçensë në ndarjen e detyrave, lehtëson komunikimin, si dhe mundëson kryerjen e shërbimeve më transparente e më cilësore për konsumatorët.