Produkti dhe Cilësia


Dega e prodhimit ka ne administrim te saj te gjitha burimet, pus-shpimet, stacionet e pompimit, Impiantin dhe Nyjen Hidroteknike te Bovilles.

Ujesjellesi i Tiranes ka tre lloje burimesh te ujit te pijshem

  • Burime me vetërrjedhje

 

 

(Periudha e vitit ) Mars-Prill Gusht-Shtator
Burimi i Selites Qmax=620 lit/sek Qmin=250 lit/sek
Burimi i Shen-Merise Qmax=700 lit/sek Qmin=400 lit/sek
Burimi i Bovilles se vjeter Qmax=420 lit/sek Qmin=140 lit/sek

 

  • Burimi me rezervuar akumulimi (Impiant pastrimi)

 

 

Impianti i Bovilles me prurje kostante gjate gjithe vitit Qmax=1800 lit/sek



  • Burimet me ngritje mekanike (stacione pompimi)

 

 

Stacioni Pishinave Q=150 1/s 3 puse
Stacioni Buka-Pema Q=70 1/s 2 puse
Stacioni Kroi-Çokollata Q=50 1/s 2 puse
Stacioni Laknas Q=180 1/s 5 puse
Stacioni Berxull Q=160 1/s 5 puse
Stacioni Coka-Cola Q=40 1/s 1 pus
S tacioni Yzberish 2 Q=15 1/s 1 pus



Linjat kryesore te transmetimit qe dergojne ujin nga burimet ne Depot e akumulimit jane si me poshte:


 

Linja Dn=1200 mm celik Impjanti Boville – Hyrje Tirane
Linja Dn=1000 mm celik Impjanti Boville – Depo Kinostudio
Linja Dn=700 mm celik H.E.C Lanabregas – Partitar (Qytetit Studenti)
Linja Dn=500 mm celik H.E.C Lanabregas – Depo Kinostudio
Linja Dn=400 mm celik Stacioni i Pompimit Laknas – Depo Koder Kamez
Linja Dn=350 mm celik Stacioni i pompimit Pishina – Depo Qytetit i Nxenesve
Linja Dn=273 mm celik Partitar ( Qytetit Studenti) – Depo e Pallatit te Brigadave
Linja Dn=400 mm celik Stacioni i pompimit Berxull – Unaza e Re



Gjate vitit 2010 eshte bere nje pune e jashtezakonshme si ne administrimin e burimeve dhe stacioneve te pompimit, edhe ne sistemimin e linjave te transmetimit, duke realizuar pastrimin e tyre nga lidhjet e paligjshme te shtuara ne vite.
Jane pastruar ne total rreth 35 km ne linjat kryesore te transmetimit. Ky volum i konsiderueshem pune ne eleminimin e lidhjeve te paligjshme, eshte realizuar ne kushte teper te veshtira jo vetem ne aspektin teknik, por edhe social ne zonat informale, pasi keto lidhje ishin realizuar qe ne kohen e shtrirjes se tyre mbi 30 vjeçare..


Eshte realizuar rikonstruksioni i Burimeve dhe Puseve per shfrytezim maksimal te ujit te prodhuar, duke nderhyre ne pastrimin total te puseve qe furnizojne stacionet e pompimit, si brenda territorit te Bashkise Tirane ashtu edhe te komunave perreth. Ky rikonstruksion, I cili nuk ishte realizuar qe prej 30 vitesh, beri te mundur futjen me kapacitet te plote te prodhimit te ketyre puseve. Jane pastruar ne total 31 puse duke sjelle nje rritje prej 62 lit/sek te prodhimit te ujit.

 

 

Impianti i Trajtimit te Ujit te Pijshem Boville eshte vepra me e rendesishme publike e furnizimit me uje te qytetit te Tiranes. Ky impiant eshte vene ne pune ne vitin 2000, e qe nga ajo kohe eshte marre ne administrim nga Ujesjelles - Kanalizime Tirane dhe menaxhohet nga personel teresisht shqiptar. Ndertimi i vepres eshte realizuar nga shoqeria italiane “Putignano”, Bari Itali. Impianti furnizohet me uje nga ujembledhesi i Bovilles. Ne te trajtohen maksimalisht 1800 lit/sek uje. Rikonstruksioni i plote i ketij impianti eshte kryer ne vitin 2010.

 

 

Nyja Hidroteknike Boville eshte ndertuar mbi lumin Terkuze, 15 km ne verilindje te qytetit te Tiranes. Diga eshte e larte 91 metra dhe eshte e treta ne Shqiperi per nga lartesia. Eshte ndertuar per krijimin e ujembledhesit me siperfaqe 3.57 km2 dhe vellim V=84x106 m3. Uji, nga vepra e marrjes, dergohet per trajtim te metejshem ne Impiantin e Trajtimit nepermjet linjes Dn=900 mm çelik.

 

 

Cilesia e ujit kontrollohet dhe monitorohet nga nje strukture e veçante e Departamentit Inxhinierik qe eshte Laboratori kimiko-baktereologjik i Shoqerise UKT.
Çdo dite ky laborator monitoron 36 pika ne zona te ndryshme te rrjetit shperndares per te siguruar cilesine e ujit te pijshem sipas standarteve dhe legjislacionit ne fuqi.
Gjithashtu realizon kontrollin periodik ne bashkepunim me Drejtorine e Shendetit Publik per te gjitha Depot e akumulimit dhe Stacionet e Pompimit.